Koni: Universiteti në kolaps, paguhen punënjës që i është ndërprerë marrëdhënia e punës

Rektori i Universitetit të Tiranës ka hedhur akuza mbi kancelarin dhe bordin e administrimit që sipas tij e kanë futur në kolaps funksionimin e universitetit.

Mynyr Koni: Ajo që ka ndodhur është që me miratimin e buxhetit 2017, kancelari dhe për pasojë bordi nuk kanë zhvilluar asnjë procedura duke penguar dhe duke kaluar në kolaps funksionimit e UT. Veprimet e tyre kanë qenë në shkelje të plotë të ligjit duke marrë rolin e punëdhënësit që në asnjë nen të arsimit të lartë, kancelari nuk ka të drejtën e punëdhënësit. Ashtu edhe bordi i administrimit në asnjë nen nuk ka të drejtë të emërojë ose shkarkojë punonjës të rektoratit të UT, por ligji i ka dhënë të drejtën të vetëm emërimin dhe shkarkimin e administratorit të universitetit.

Koni tha gjithashtu se paguhen punonjës që i është ndërprerë marrëdhënia e punës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mynyr Koni:  Drejtoria e Burimeve Njerëzoreë që nga mesi i dhjetorit është e bllokuar ku ndodhet i gjithë dokumentacioni me të cilën punohet. Pengohen me urdhër verbal punonjësit të futen në UT. Vazhdojnë mos paguhen punonjës që kryejnë detyrën përkatëse sipas specialitetit të tyre. Paguhen punonjës që i janë ndërprerë marrëdhëniet e punës, në mënyrë të vazhdueshme. Për këtë është informuar ministria dhe nuk ka asnjë reagim. Bordi është një strukturë e cila ka përgjegjësi ligjore për veprimtarin financiare dhe administrative, por që garanton përmbushjen e misionit e cila e realizon senati akademik. Bordi nuk ka asnjë detyrim ligjor ndaj senatit akademik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?