Konispol, breshëri “shkatërron” agrumet

Fshati Xarrë, i njohur për kultivimin e agrumeve ishte një prej zonave më të dëmtuara nga stuhia e pazakontë e breshërit që përfshiu të Mërkurën Konispolin. Fermerët atje thonë se dëmi arrin deri në 80 % të prodhimit, cka sipas tyre rrezikon ti cojë drejt pamundësisë për të paguar kreditë.

“Dëmtimi shkon mbi 70 % ose 80 % mendoj unë”

“Kishim llogaritur të marrim rreth 150 ton mandarina, tani do të marrim a s’do të marrim 50 ton”, shprehen femerët.

Vec pjesës që ka rënë në tokë, fermerët thonë se i dëmtuar është edhe prodhimi që ka mbetur në pemë.

“Më shumë se gjysma e atyre që janë në pemë do të bien”

“Këto pemë duan mbi 3-4 vjet që të bëjnë një lidhje të kokrrës”, tregojnë fermerët.

Këtë vit nuk besojnë se do të arrijnë të dalin në treg dhe për ta kjo do të thotë rrezik për të falimentuar, pasi investimet thonë se janë me kredi.

“Të gjithe e dimë se kjo zonë nuk u zhvillua dhe të mbidhen kaq shumë pemë me lëkët e xhepit, jemi me kredi”

“Vetëm në periudhën e vjeljes, mbaj të paktën 25-30  punëtorë në ditë. Më duhen të paktën 500 mijë lekë që t’i mbledh mandarinat”, shprehen fermerët.

Kultura e sigurimit të prodhimit mungon mes fermerëve, ndaj kur ndodhen përballë situata të ngjashme kërkesat për mbështetje i kanë vetëm për qeverinë.

Stuhitë e shiut e breshërit shkaktuan përmbytje dhe problematika në disa zona të vendit.

SHKARKO APP