Konkuroni për 200 vende të lira pune në zyrat e ALUIZNI, ZRPP, e ATP
Në zyrat e ALUIZNI, ZRPP dhe ATP ka 200 vende të lira pune. Kreu I ALUZINI-t Artan Lame përmes një prononcimi që ka lancuar në profilin e facebook të ALUIZNI fton të gjithë ata që janë të interesuar të aplikojnë për punësim.
Për këtë janë vetëm 2 kushte bazë
“Përtej kushteve të zakonshme ligjore, për këto 200 vende pune, keni vetëm dy kushte bazë për të përfituar nga këto kontrata:
1. Të keni dëshirë dhe vullnet për të punuar;
2. Të keni mbaruar shkollimin në një nga specialitetet e mëposhtme:
– Gjeodezi, të paktën diplomë Bacelor;
– Topografi, të paktën diplomë Bacelor;
– Gjeo-informatikë, diplomë Master.
Kushdo që plotëson këto dy kushte, të paraqitet pranë drejtorive tona, të ALUIZNI-t, të ZRPP-së dhe ATP-së, dhe do të ketë të garantuar lidhjen e kontratës.
Për ju do të jetë një mundësi për karrierën tuaj, për mua do të jetë një vërtetim i asaj thënies që “punë ka po s’ka profesionistë”.
KOHA JONË SONDAZH

