Konkursi i Mjekësisë, mbi 2 mijë të rinj në garë për 430 kuota
Konkursi i Mjekësisë është në ditët e fundit të tij, ndërsa ende ka kandidatë që presin t’i nënshtrohen testit elektronik. Gjatë gjithë viteve të shkollës kanë mësuar për të arritur synimin ,ndaj në jo pak raste kanë refuzuar dhe sugjerimet e prindërve për të ndjekur programe të tjera larg Mjekësisë.
Testi elektronik i mjekësisë zgjat një orë. Në çdo raund hyjnë 60 kandidatë të cilët duhet t’i japin zgjidhje 50 pyetjeve nga programi i Biologjisë, Fizikës dhe Kimisë. Me të mbaruar konkursin kandidatët njihen menjëherë me rezultatin e provimit. Për disa të rinj, më shumë sesa pikët e arritura te testit, më e rëndësishme është zgjedhja e shkollës së dëshiruar qe në disa raste lë pas dëshirat dhe llogaritjet e prindërve.
Mbi 2 të rinj konkurrojnë për 430 kuota për degën e Mjekësisë së Përgjithshme. Konkursi mbyllet më 23 gusht dhe pas katër ditësh, më 27 gusht shpallen listat e të rinjve fitues.