Konsiderohet si kthesa e vdekjes/ Kjo është rruga më e rrezikshme në Shqipëri

Kthesa rrugore pranë liqenit të Viroit është cilësuar si “kthesa e vdekjes”.

Kjo për shkak sepse vetëm gjatë muajve të parë të vitit 2019 janë shkaktuar shumë aksidente në kthesën rrugore pranë liqenit të Viroit.

Në këtë kthesë përgjatë tri viteve të fundit kanë humbur jetën tre persona. Kurse aksidentet e tjera fatmirësisht kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me këtë gjë ka folur shef i Seksionit të Trafikut Interurban, Altin Muçaj. Në një intervistë për ‘’jugunews.net’’, ai ka theksuar se në disa pjesë të këtij aksi rrugor mungon sinjalistika rrugore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Muçaj ka thënë se një numër i madh aksidentesh janë shkaktuar edhe nga vetë shoferët.

Ndër të  tjera ai është shprehur se sensibilizimi i drejtuesve të mjeteve ka nisur në hapin e parë duke shtuar bashkëpunimin me disa institucione.

Po ashtu  apelon se këmbësorët duhet të respektojë me korrektësi rregullat e qarkullit, të kalojnë në vijat e bardha sepse në shumë raste kjo nuk ndodh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?