Konstituimi i Këshillit Bashkiak të Devollit, opozita e bashkuar protestë

Opozita e bashkuar ka protestuar përpara bashkisë së Devollit kundër formimit të këshillit bashkiak në këtë bashki.

I pranishëm ka qenë edhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, i cili ka deklaruar se: “Nuk ka pasur zgjedhje më 30 qershor, nuk mund të ketë konstituim këshilli. Më 30 qershor është votuar për strukturat e rilindjes.

Votimet e 30 qershorit nuk përfaqësojnë interesin qytetar, qytetarët nuk kishin alternativë. 30 qershori ishte goditje e rënde për Edi Ramën. 85 % e shqiptarëve nuk morën pjesë refuzuan procesin farsë dhe monist të Edi Ramës. Edi Rama me konstituimin e këshillave imagjinar kërkon të instalojë monizmin. Kërkon të thellojë korrupsionin dhe hajduterinë. 85 % e qytetarëve nuk përfaqësohen. Këshillat bashkiakë nuk mund të jenë për 15 % të rilindjes”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?