Konstituohet KED, gati përzgjedhja e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese

 Pas ngritjes së KLGJ-së dhe KLP-së sot do të konstituohet edhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Ky Këshill pritet të zhbllokojë ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese duke përzgjedhur kandidatët që plotësojnë kushtet për t’u bërë anëtarë të kësaj gjykate. KED në mbledhjen e parë drejtohet nga anëtari i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani.

Pjesë e KED janë kryeprokurorja Arta Marku, Vitore Tusha, Ardian Dvorani, Fatmir Islamaj, Margarita Buhali, Fatjona Memçaj dhe Eriol Roshi, ndërsa zëvendësues janë Medi Bici, Gurali Brahimllari dhe Klodiana Veizi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mbledhjen e parë të KED, sipas gazetarit të Report Tv, Arsen Rusta ka vëzhgues të PD, Alibeaj, Euralius, OPDAT, Presidencës dhe Avokatit të Popullit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?