Konstituohet këshilli bashkiak i Pukës, Gjonaj: Nuk do merremi me pengmarrësit e Kushtetutës

Është konstituar këshilli bashkiak i Pukës ditën e sotme.

Kryetari i këshillit bashkiak është zgjidhur me votë unanime Enver Sulejmani. Nënkryetar, Edmond Gjoka. Ndërkohë që kryetari Gjonaj është shprehur se është e nevojshme të mësohet nga ajo që nuk është bërë mirë gjatë 4 viteve të mëparshme.

“Të mësojmë nga ajo që nuk bëmë mirë katër vitet e shkuara. Koha të shtrijmë dorën e bashkëpunimit për të mirën e Pukës. Duhet kuptuar se Puka eshte mbi interesat politike. Nuk është koha të merremi me pengmarrësit e Kushtetutes.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Të pranishëm në mbledhjen e konstituimit ishin deputeti Luan Harusha, Prefekti Çesk Midhja, drejtuesi politik i PS ne Shkodër, Valdrin Pjetri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?