Konstituohet Këshilli i Qarkut Elbasan, Ermira Urupi zgjidhet Kryetare!
Paraditen e kësaj të Marte është konstituar Këshilli i ri i Qarkut Elbasan.
Në përbërje të këtij këshilli nuk do të ketë asnjë përfaqësues nga koalicioni i “Bashkë Fitojmë” dhe nga PD, ndërsa Partia e Gjelbër, PLL dhe PDS do të kenë nga një anëtarë.Në mbledhjen e konstituimit ishin prezentë 28 anëtarë nga 32 anëtarë të këtij këshilli të cilët zgjodhën Kryetare të Këshillit të Qarkut Elbasan me 100% të votave zj.Ermira Urupi e propozuar nga PS.
Urupi së fundi mbante postin e Drejtores së Operatorit të Sherbimeve të Kujdesit Shëndetesor për Qarqet, Elbasan, Korçë dhe Berat. Urupi ndërkohë është edhe Drejtuese e Partisë Socialiste për Elbasanit dhe zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023 ka patur kontribut të rëndësishëm në fitoren e kandidatit për kryetar si edhe në arritjen e fitores së mazhorancës në Këshillin Bashkiak të Elbasanit.