Konstituohet organi këshillimor pranë MASR, Kushi: Çojmë përpara një sërë reformash dhe procesesh
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë të ditur se është konstituuar një organ këshillimor për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.
KALKSH do të jetë organi i ri që do të kontribuojë në avancimin e e një sërë reformash dhe procesesh për avancimin e mëtejshëm të Paktit për Universitetin.
Ky organ këshillimor u konstituua sot nga Kushi me praninë e disa personaliteteve të njohura të botës akademikë që kontribuojnë në Shqipëri dhe Europë.
STATUSI NGA EVIS KUSHI
Së bashku me personalitete të njohura të botës akademike që kontribuojnë në Shqipëri por edhe në institucione prestigjioze europiane, konstituuam Këshillin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor (KALKSH). ☑️
Jam e lumtur për konkretizimin e këtij hapi, 👉 pasi #KALKSH do të jetë pa diskutim një organ këshillimor shumë i rëndësishëm pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë në lidhje me politikat e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.
Shpreh bindjen se me ekspertizën dhe eksperiencën e tyre të vyer, do të çojmë akoma më përpara një sërë reformash dhe procesesh me #rëndësi, si dhe do të ndihmojmë në avancimin e mëtejshëm të #PaktitPërUniversitetin 🤝.
Së bashku me personalitete të njohura të botës akademike që kontribuojnë në Shqipëri por edhe në institucione…
Pubblicato da Evis Kushi su Venerdì 27 novembre 2020