Konsullata e Italisë në Vlorë transferon zyrat

 

Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë bën me dije se pas më shumë se pesëmbëdhjetë vitesh nga fillimi i detyrës së  saj, prej datës  21 dhjetor do të transferojë zyrat në një Seli të re prestigjoze e cila ndodhet në shëtitoren “Lungomare” të Vlorës në Lagjen  10 Korriku, Rr. Murat Tërbaçi,  e cila do të mund tu ofrojë qytetarëve shqiptarë dhe italianë një shërbim gjithnjë e më të kujdeshëm dhe efikas, por gjithashtu në respekt të normativave europiane.

Selia e re, përveç shërbimeve ndaj publikut dhe bashkëqytetarëve italianë, do të jetë në gjendje të mirëpresë aktorët e tjerë të Sistemit Itali në mënyrë që të shndërrohet në një pikë referimi për promovimin e gjuhës dhe kulturës italiane, e markës “made in Italy” si dhe për mbështetjen e sipërmarrësve italianë në jugun e Shqipërisë.

SHKARKO APP