Konsulli grek te Krimet, takim me Donika Prelën

Konsulli grek në Shqipëri, Vasilis Tolios, ka zhvilluar një takim tek prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me hetimet për vrasjen e ekstremistit grek në Bularat të Gjirokastrës.

Konsulli grek është takuar me prokurorin e çështjes dhe kreun e Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Mësohet se Tolios është duke u interesuar për vazhdimësinë e hetimeve nga ana e prokurorisë shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat greke kanë raportuar se edhe në Greqi po zhvillohen hetime për këtë çështje, dhe se janë pyetur motra dhe prindërit e tij në prokurori.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?