Kontaktet me grekë, infektohet me koronavirus mjekja kardiologe në Korçë

Korça ka shënuar sot rastin e 12 me koronavirus. Burime për ABC News kanë njoftuar se ajo është një mjeke kardiologe nga ky qytet. Mjekja kardiologe është e rreth 50 vjeçe. Ajo është e vetëkarantinuar në banesën e saj në qytetin Korçë.

Siç raporton ABC News, dyshohet se mjekja është infektuar nga Covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa ka shoqëruar një të sëmurë por gjithashtu mjekja mund të jetë infektuar ndërsa ka patur nevojë për ndihmë mjekësore pasi ka patur shenja të gripit.

Ecuria e shperndarjes se koronavirusit ne Shqiperi

Dyshohet se mjekja është infektuar pas disa kontakteve me disa shtetas grekë.

Dyshohet se mjekja ka patur kontakte të shumta me persona të tjerë gjatë kësaj kohe.

Në orët në vijim pritet që të qartësohet edhe fakti se si është infektuar mjekja nga koronavirusi.

/abcnews.al

SHKARKO APP