Kontenierë me drogë dhe armë. Durrësi “pushtohet” nga policia, arrestohen disa persona (Video)

Një operacion i madh policor po zhvillohet në Durrës mesditën e sotme.

Janë të paktën 18 furgona policie që kanë “pushtuar” portin e Durrësit. Nga të dhënat paraprake bëhet fjalë për një operacion të madh antidrogë dhe antikontrabandë. Ka dyshime se në portin e Durrësit janë 2 kontenierë me drogë dhe me armë.

Forca të shumta policie po kryejnë kontrolle të imtësishme në automjete dhe në kontenier.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se porti është i rrethuar gjithashtu nga forcat e Posaçme Operacionale, policia kufitare dhe Drejtoria Vendore Durrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Operacioni në Durrës vjen një muaj pas kapjes së 137 kilogramë kokainë të fshehur mes bananeve në Portin e Durrësit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?