Kontrabanda: 20 doganierë dalin në gjyq

Gjykata e Durrësit ka nisur procesin gjyqësor ndaj 20 doganierëve dhe zyrtarëve të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Rrugor në Tiranë të akuzuar për “Kontrabandë” dhe “Shpërdorim detyre”.

Hetimi i nisur nga prokuroria e Durrësit, është iniciuar pas 33 kallëzimeve të kryera nga Drejtoria e Doganave, ku zyrtarët kishin konstatuar se për zhdoganimin e disa automjeteve ishte mbajtur një praktikë e falsifikuar, me qëllim uljen e taksës së zhdoganimit.

Nga hetimi i kryer ka rezultuar se disa persona si, Qani Kaçmoli, Erdi Çena, Xhuljano Sorra, Glodian Sulaj, Xhevdet Mali, Keni Braçe, Xhani Rama, Edmond Jupe dhe Altin Maleqka, duke vepruar në emër të agjencisë doganore “Laura One”, gjenin qytetarë, të cilët kishin nevojë për të kryer procedurën e ç’doganimit të automjeteve të tyre dhe më pas merrnin, prej tyre dokumentacionin origjinal dhe vlerën e plotë të detyrimit doganor.

Më pas, duke falsifikuar dokumentacion origjinë me të dhëna të rreme (të falsifikuara) në lidhje me fuqinë motorike dhe vitin e prodhimit, të cilat ja bashkëlidhnin kopjes së deklaratës doganore,e cila arkivohej në doganë, me qëllim pakësimin e detyrimit doganor.

Më tej, duke qenë se kishin akses në sistemin e përpunimit të deklaratave doganore, pasi hynin me kodet e agjentëve Konstandin Rista dhe Mirjan Driza, këta persona prodhonin deklaratë doganore me datë dhe numër serie, të njëjtë me atë të depozituar në Doganë. Në disa praktika doganore është provuar se dokumentacioni origjinal dhe ai me të dhëna të rreme është vulosur, me vulën personale rrethore të doganiereve, Neritan Bablusha, Endrit Pllumbi, Andi Lara, Ilirjan Çelçima, Arben Qëndro, Sokol Mehmeti dhe Merita Zonja, si dhe vulën drejtkëndore të Degës së Doganës Durrës.

Më pas ky dokumentacion është dërguar për regjistrim pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Rrugor Tiranë, dhe janë targuar automjetet në mospërmbushje të rregullt të detyrës nga të pandehurit Indrit Tafalla dhe Elison Shehaj, me detyrë specialist pranë DRSHTRR, Tiranë.

Dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit nga kjo skemë arrin një vlerë të përgjithshme, rreth 10 milionë lekë të reja.

Lista e personave të parë të pandehur:

  1. Qani Kacmoli “Kontrabanda me mallra të tjerë”
  2. Erdi Çena “Kontrabanda me mallra të tjerë”
  3. Xhuljano Sorra “Kontrabanda me mallra të tjerë”
  4. Glodian Sulaj “Kontrabanda me mallra të tjerë”
  5. Xhevdet Mali “Kontrabanda me mallra të tjerë”
  6. Keni Braçe “Kontrabanda me mallra të tjerë”
  7. Xhani Rama “Kontrabanda me mallra të tjerë”
  8. Edmond Jupe “Kontrabanda me mallra të tjerë”
  9. Altin Maleqka “Kontrabanda me mallra të tjerë”
  10. Indrit Tafalla “Shpërdorimi i detyrës”
  11. Elison Shehaj “Shpërdorimi i detyrës”
  12. Agjensia Doganore “Laura One” “Kontrabanda me mallra të tjerë”
  13. Neritan Bablusha “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”
  14. Endrit Pllumbi ”Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”
  15. Andi Lara “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”
  16. Ilirjan Çelçima “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”
  17. Arben Qëndro “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”
  18. Sokol Mehmeti “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”
  19. Merita Zonja “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”
  20. Mereme Dervishi “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

SHKARKO APP