Kontrata 5-vjeçare, do të ndryshojë skema e shfrytëzimit të bregdetit

2020-ta ishte viti i turizmit patriotik dhe atij rajonal.

Sezoni mes pandemisë së koronavirusit ishte i vështirë, por sipas ministrit Blendi Klosi, Shqipëria ia doli ta përballojë me sukses.

“Ia dolëm që të ofronim shërbim dhe ky shërbim besoj se ka hapur një treg të ri që është ai i rajon dhe ka krijuar premisa për vitin 2021.”

Nga ky vit qeveria ka nxjerrë edhe mësime.

Klosi paralajmëroi ndryshim të skemës së shfrytëzimit të bregdetit e cila sipas tij duhet të funksionojë me kontrata 5-vjeçare.

“Duhet t’i ndajmë sot dhe çfarë është për tu eliminuar të eliminohet sot. Pjesa tjetër të vazhdojë me kontrata 5-vjeçare.”

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu e vuri theksin tek përmirësimi i shërbimit!

“Bashkia, biznesi, operatorët e pastrimi kanë siguruar një situatë komplet të përmirësuar që është reflektuar gjerësisht.”

Takimi i Ministrit Blendi Klosi me operatoret turistik në Shëngjin vijoj në formën bashkëbisedimit mbi problematikat që shoqërojnë turizmin me qëllim që të marrin zgjidhje.

SHKARKO APP