Kontrata me SHBA për helikopterët “Black Hawk”, Rama: Forcat Ajrore po ringrihen. Financim i dy qeverive për investimin kolosal

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur investim kolosal, kontrantën SHBA-Shqipëri për helikopterët ‘’Black Hawk’’ të cilët do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura.

Rama shkruan se Forcat Ajrore shqiptare dhe Forcat e Armatosura po ringrihen shumë shpejt me hapa të sigurt.

STATUSI NGA EDI RAMA

Sot, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka me ambasadoren Yuri Kim nënshkruan kontratën e pranimit për pajisjen e Forcës Ajrore me helikopterë të tipit “Black Hawk”, financim i përbashkët i dy qeverive.
Helikopterët “Black Hawk” që shumë shpejt do të jenë pjesë e Forcës tonë Ajrore, investimi kolosal në Bazën e Kuçovës, sistemi i radarëve pas marrëveshjes me kompaninë amerikane Lockeed Martin, janë tregues se Forca Ajrore shqiptare dhe Forcat e Armatosura po ringrihen me hapa të sigurt????

SHKARKO APP