Kontrata origjinale e koncesionit të sterilizimit, SPAK: Nuk u gjet në Ministrinë e Shëndetësisë

Pasi kontrata origjinale 10-vjeçare e firmosur mes shtetit dhe biznesmenit Ilir Rrapaj të arrestuar për mashtrim u raportua se ka humbur, sot Prokuroria e Posaçme ka deklaruar se ka kontratën origjinale të koncesionit të sterilizimit.

SPAK thotë se e disponon kontratën origjinale, por nuk u gjet në Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas SPAK, origjinali u gjet në institucione të tjera. Në reagimin e dy ditëve me parë, SPAK deklaroi se e kishte kërkuar gjithandej por nuk e kishte gjetur as në arkivën e ministrisë.

Ish-zv/ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, dhe biznesmeni i sterilizimeve Ilir Rrapaj u arrestuan të enjten nën akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikim dokumentash në bashkëpunim lidhur me koncensionin e sterilizimit afro 100 milionë dollarë të 8 viteve më parë, i cili nga dhjetori 2015 dhe deri sot ngjalli dyshime për korrupsion, shkelje të barazisë në garë dhe mosplotësim të kritereve ligjore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?