”Kontratë vdekje”, shqiptari kërcënon vrasësin e 20-vjeçares në Greqi

Babis Anagnostopoulos është emri grek më i komentuar. Vrasësi i 20-vjeçares Caroline Crouch, ndodhet pas hekurave të burgut, ku ka ngritur shqetësimin se po ndan qelinë me një vrasës shqiptar nga i cili ndihet i rrezikuar për jetën.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij britanike Caroline Crouch, në shtëpinë e tyre në periferi të Athinës.

Babis po ndan qelinë e burgut me një vrasës shqiptar të paidentifikuar dhe ai së bashku me avokati i tij mbrojtës, kanë ngritur pretendimin se jeta e Babis rrezikohet nga shqiptari. Dyshojnë se ky i fundit, ka lidhur një kontratë vdekeje për ”kokën” e grekut.

Mediat greke kanë hedhur një pistë të re, ku dyshimet se vrasja e Caroline u bë pasi dyshohet se e reja ishte në dijeni për aktivitetin e paligjshëm të trafikut të drogës në të cilin ishte përfshirë Babis dhe madje e kërcënonte se do e denonconte në polici.

SHKARKO APP