Kontributet për sigurimin shëndetësor, zbardhen përfitimet e pensionistëve

Të gjithë shtetasit që paguajnë kontributet për sigurimet shëndetësore, kanë të drejtën e përfitimit të shërbimeve mjekësore falas si dhe rimbursim të barnave. ‘Gazeta Shqiptare’ zbardh sot përfitimet që mund të kenë pensionistët, invalidët e plotë apo dhe kategori të tjera individësh falë sigurimit shëndetësor.

“Masa e kontributit të sigurimit të detyruar shëndetësor është 3,4% e bazës për llogaritjen e kontributeve. Për të punësuarit, kontributet paguhen, në masën 50 % (pesëdhjetë për qind) nga punëdhënësi dhe në masën 50 % (pesëdhjetë për qind) nga i punësuari. Si bazë për llogaritjen e kontributit shërben paga bruto e personit të siguruar”, thekson Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Ky i fundit më tej bën me dije se kontributi i shtetit për personat ekonomikisht joaktivë bazohet në konsumin për frymë të shërbimit shëndetësor, indeksuar me koeficientin e inflacionit.

Kategoritë
Çdo shtetas që paguan kontribut për sigurim shëndetësor ose për të cilin paguan shteti, është i siguruar dhe përfiton nga skema e sigurimeve shëndetësore. Karta e Shëndetit është dokumenti i vetëm që vërteton se personi është i siguruar në skemën e sigurimeve shëndetësore. Sigurimi i detyrueshëm shëndetësor dhe pagesa e kontributeve përkatëse janë të detyrueshme për të gjithë personat ekonomikisht aktivë, me banim të përhershëm në Shqipëri, si të punësuarit; personat e vetëpunësuar; punonjësit e papaguar të familjes; apo dhe persona të tjerë ekonomikisht aktivë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sigurimi i detyrueshëm shëndetësor mbulon, gjithashtu, kategoritë e personave ekonomikisht joaktivë, pagesa e kontributeve të të cilëve financohet nga Buxheti i Shtetit ose burime të tjera të përcaktuara me ligj. Në këtë kategori përfituesish bëjnë pjesë: personat që përfitojnë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore; personat që përfitojnë ndihmë ekonomike ose pagesën për aftësinë e kufizuar, në përputhje me legjislacionin përkatës; personat e regjistruar si të papunë- punëkërkues në Shërbimin Kombëtar të Punësimit; shtetasit e huaj azilkërkues në Republikën e Shqipërisë; fëmijët nën moshën 18 vjeç; nxënësit e studentët nën moshën 25 vjeç, me kusht që të mos kenë të ardhura nga veprimtari ekonomike; kategori personash që përcaktohen me ligje të veçanta; viktimat e trafikimit, sipas identifikimit të bërë nga strukturat e Ministrisë të Punëve të Brendshme si dhe personat e siguruar vullnetarisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

/Gsh.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?