Kontributi gjatë pandemisë, mjeku Tritan Kalo shpallet “Qytetar Nderi” i Kuçovës

Prof.Dr. Tritan Kalo është shpallur ‘Qytetar Nderi’ i Kuçovës ditën e sotme. Vendimi u mor nga Këshilli Bashkiak i Kçovës me propozim të Këshillit Lokal të Ambasadorëve të Paqes.

Kështu Prof.Dr. Tritan Kalo nderohet nga Bashkia e Kuçovës për kontributet profesionale që ka dhënë ai sidomos përgjatë vitit që lamë pas gjatë  pandemisë ku ai është angazhuar në spitalin Infektiv.

NJOFTIMI ZYRTAR

Swiss Digital Desktop Reklama

Prof. Dr. Tritan Kalo – ‘Qytetar Nderi’ i Kuçovës

Swiss Digital Mobile Reklama

Sapo përfundoi mbledhja e Këshillit Bashkiak të Kuçovës, në të cilën u miratua dhënia e titullit “Qytetar Nderi” mjekut të shquar Tritan Kalo.

Propozimin e Këshillit Lokal të Ambasadorëve të Paqes për Kuçovën po e sjellë më poshtë :

“Propozim për dhënie titulli “Qytetar Nderi” Prof Dr Tritan Kalos

Këshillit Bashkiak Kuçovë

Këshilli Lokal I Paqes Kuçovë, degë e Federatës Botërore të Paqes, nisur nga roli i Tij në luftën ndaj flamës botërore me emrin covid – 19 në vendin tonë, i propozon Këshillit Bashkiak Kuçovë t’i akordojë titullin “Qytetar Nderi” mjekut Tritan Kalo me këtë motivacion :

“Personalitet erudit dhe i shquar i mjeksisë mbarëshqiptare, me rol dhe kontribut të paçmuar në përballjen me pandeminë botërore shkaktuar nga covid – 19, ku me profesionalizëm, përkushtim dhe humanizëm vazhdon të punojë duke shpëtuar edhe jetë kuçovarësh mes shumë jetëve të tjera nga e gjithë Shqipëria.”

Tritan Kalo është një aset kombëtar, Ai, me atë çfarë është e bënë në shërbim të popullit e vendit, është sa tiranas, aq edhe gjirokastrit, sa Elbasanas aq edhe kuçovar, sa shkodran aq edhe vlonjat, sa i vehtes aq edhe i Shqipërisë.

Tritan Kalo, njëri ndër mjekët më të shquar, fisnik në të gjithë qënien e tij, erudit dhe pasionant pas shkencës dhe librit, i kujdesshëm për të përcjellë pikërisht atë mesazh që njerëzit prisnin, të shpresës; për të qënë pjesë e dhimbjes së tyre, por edhe e guximit se gjithçka mund të përballohej – thotë Bedri Islami në mbështetje të Tritan Kalos për

“Prof Dr Tritan Kalo, me thjeshtësinë, profesionalizmin, humanizmin, këmbënguljen e tij bëri që unë të filloj një jetë të dytë. Mirënjohje deri në vdekje!”

Të tilla konsiderata janë të përditshme, janë me mijëra dhe nga i gjithë vendi. Por me “interes” do të ishte konsiderata kuçovarë dhe ajo nuk mungon. Janë të shumta rastet nga Kuçova që kanë ndjerë e prekur kujdesin dhe profesionalizmin e Dr Tritanit, janë shumë më të shumtë ata që janë pro nderimit e vlerësimit të Tij!

E gëzofsh titullin, Profesor! Kuçova dhe gjithë Shqipëria krenohet me Ju!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?