Kontributi në PD? Shehaj shfaqet modest: E dinë anëtarët, kurse pika e fortë është…

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj nuk zgjodhi që gjatë konferencës për mediat të fliste gjatë. Ai u tregua shumë konciz dhe i mprehtë në gjërat që thoshte. I pyetur për kontributin në PD, Shehaj tha se këtë gjë duhet ta gjykojnë anëtarët e partisë. Pika më e fortë e tij është besueshmëria, të cilën e tha me tepër bindje.

Pyetje: Cili është kontributi real në PD?

Agron Shehaj: E fillojmë nga votat e fundit. Kam qenë një ndër më të votuarit nga PD. Kontributet e mia do t’i gjykojnë anëtarët e PD.

Pyetje: Cila është pika juaj më e fortë?

Agron Shehaj: Besueshmëria!

SHKARKO APP