Kontrolle me radar në Tiranë, bllokohet ‘’Ferrari’’ me targa të një automjeti tjetër (Video)

Policia ka kryer gjatë mbrëmjes së djeshme kontrolle me radar dhe dragera për të ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor dhe për të parandaluar aksidentet.

Një ‘’Ferrari’’ u evidentua teksa kryente manovra të rrezikshme në aksin Liqeni i Thatë- Astir. 46- vjeçari i cili e drejtonte u ndalua për manovra të rrezikshme si dhe mjeti u bllokua pasi u konstatua se targat e tij i përkisnin një tjetër automjeti.

Në Sauk- Astir dhe Tiranë- Durrës 18 drejtuesve mjetesh iu pezullua leja e drejtimit për shpejtësi mbi normat e lejuara nga 146 km/h deri në 159 km/h. Në Teg-Astir dhe përsëri në Tiranë- Durrës iu pezullua leja e drejtimit 28 drejtuesve po për shpejtësi mbi normat e lejuara kurse 7 drejtuesve për manovra të rrezikshme.

Edhe brenda në Tiranë janë ndëshkuar disa drejtues mjetesh, saktësisht 15 të tillë me pezullim leje drejtimi pasi ishin nën efektin e alkoolit.

STATUSI NGA POLICIA

Tiranë

Policia Rrugore ?♂️? në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve ? dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë vijon kontrollet me Radar në akset dhe segmentet rrugore ku shpesh abuzohet me shpejtësinë e në disa raste bëjnë edhe gara shpejtësie.

Pavarësisht kontrolleve të shtuara nga Policia Rrugore?♂️? e kryeqytetit përsëri janë evidentuar shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë dhe alkoolin në timon.

Gjatë 5 orëve të fundit në segmentin rrugor Sauk-Astir dhe rrugën interurbane Tiranë-Durrës -Tiranë, janë konstatuar nga radari 18 drejtues mjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionte nga 146 km/h- 159 km/h ✈️në rrugën interurbane Durrës – Tiranë?. Këtyre drejtuesve Policia Rrugore u pezulloi Lejen e Drejtimit.

Po gjatë oreve të fundit në unazën e madhe në segmentin Liqeni i Thatë-Astir, është evidentuar nga patrullat e Policisë Rrugore një 46 vjeçar që drejtonte një automjet luksoz “Ferrari” i cili kryente manovra të rrezikshme në rrugë.

Pas ndjekjes nga patrullat e Policisë Rrugore është bërë e mundur kapja dhe bllokimi i automjetit. Nga verifikimi paraprak i dokumentacionit rezultoi se targat e mjetit luksoz i përkisnin një automjeti tjetër.

Gjithashtu në segmentin rrugor Teg -Astir dhe rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, u evidentuan dhe u ndëshkuan 28 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat e lejuara por pa masë plotësuese atë të pezullimit të lejes së drejtimit si dhe 7 drejtues mjetesh për manovra të rrezikshme në rrugë.

Kontrollet kanë vijuar edhe në rrugët e brendshme të kryeqytetit duke përdorur dragera, ku në këtë hark kohor janë pezulluar 15 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

?Shpejtësisë dhe ?? se të rrezikojnë jetën?

?Respekto rregullat e qarkullimit për të shkuar i sigurt në destinacion?

??✍✍

SHKARKO APP