Kontrolle në biznese, subjektet nuk respektojnë protokollin për maska e doreza

Bizneset e vogla por edhe të mëdha nuk do lejojnë asnjë klient që paraqitet në subjekt pa masat mbrojtëse siç janë maska dhe dorezat. Në një kontroll në rrugën “Myslym Shyri” taska forca e krijuar për këtë pjesë vërejti se ka subjekte që nuk i kërkojnë këto masa madje as vetë shitësit nuk i vendosin. Për këtë kategori në rast përsëritje do të ketë penalitete deri në mbyllje aktiviteti.

Më shumë se një javë para hapjes së një kategorie të bizneseve përfshirë restorante, klinika detare dhe qendra estetike,  Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe taska forca kanë nisur kontrollet në subjektet tregtare për të parë nga afër respektimin e protokolleve të sigurisë.

Këtë herë grupi ka dalë në rrugën “Myslym Shyri” ka nga data 27 janë hapur dhe dyqanet e shitjes me pakicë.

Belinda Ikonomi, zv/min e Financave dhe Ekonomisë: Janë hapur të gjitha dyqanet të shitjeve me pakicë, që ishin të mbyllura deri në 27 prill, por ama gjithmonë hapur dhe shoqëruar me rregulla strikte.

Dhe këtë herë grupi i inspektimit ka paralajmëruar bizneset që nuk respektojnë rregullat, pra maskë për çdo klient dhe doreza ashtu sikur dhe shitësi do të jetë i detyruar të respektojë të njëjtët rregulla.

Belinda Ikonomi, zv/min e Financave dhe Ekonomisë: Duhet të vendosësh maskën dhe dorëzën, para se ti hapësh derën.

Qeveria vendosi të ngrejë një  Task-Forcë për garantimin e zbatimit të Protokolleve të Sigurisë në kuadër të pandemisë të shkaktuar nga Covid-19.

SHKARKO APP