Kontrolle në plazhe, gjobitet drejtuesi i mjetit lundrues për shkelje sigurie

Një rast i shkeljes së rregullave të lundrimit është regjistruar në jug të vendit, duke ngritur shqetësime për sigurinë e pushuesve në nisje të sezonit veror, kur fluksi i turistëve në zonat bregdetare është në rritje.

Sipas denoncimeve  të qytetarëve, një mjet lundrues tip Jet Ski është afruar në mënyrë të rrezikshme pranë zonës së bregut, duke kaluar perimetrin e sigurisë të përcaktuar dhe duke krijuar rrezik për personat që ndodheshin duke u larë në det. Pushuesit kanë reaguar menjëherë duke njoftuar Policinë e Shtetit dhe duke dërguar edhe pamje filmike që dokumentonin situatën.

Pas marrjes së sinjalizimeve, Policia Kufitare e Stacionit të Triportit, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin dhe ndalimin e mjetit lundrues. Jet Ski është konstatuar teksa lëvizte pranë zonës së Karaburunit dhe më pas është ndaluar ndërsa po i afrohej molit të peshkimit në territorin e SPK Triport.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet kanë bërë të mundur bllokimin e mjetit lundrues në pikën e përcaktuar për sekuestrimin e mjeteve detare, pranë zonës së SMIL-it. Drejtuesi i tij, shtetasi E. U., është ndëshkuar me masë administrative në vlerën 500.000 lekë të rinj, për shkelje të perimetrit të sigurisë dhe rrezikim të jetës së pushuesve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se kontrollet në zonat bregdetare do të vijojnë gjatë gjithë sezonit veror, me qëllim garantimin e sigurisë në plazhe dhe parandalimin e rasteve të ngjashme që mund të rrezikojnë qytetarët dhe turistët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?