Kontrolle në tre akse rrugore, ndëshkohen 73 shoferë
Në kuadër të parandalimit të aksidenteve rrugore, njësia operacionale e Policisë Rrugore në DPPSH në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Ebasanit, ka ushtruar kontrolle blic, gjatë 12 orëve të fundit, në akset rrugore Tiranë-Elbasan, Elbasan-Librazhd dhe Elbasan-Peqin. Në këto kontrolle janë përdorur makina të uniformuara por edhe makina civile të pajisura me sistem sinjalizimi zanor, ndërsa janë ndëshkruar 73 shoferë dhe 3 të tjerë janë arrestuar.
Gjatë kontrolleve blic, në tunelin e Krrabës, janë eviedentuar dhe ndëshkuar 12 drejtues automjetesh, të cilët qarkullonin me shpejtësi nga 130 deri në 140 km në orë në brendësi të tunelit, si dhe 17 të tjerë për shpejtësi tej normave të lejuara.
Janë evidentuar dhe ndëshkuar 25 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, 11 drejtues motoçikletash pa kaskë mbrojtëse dhe 8 për xhama të errësuar me qese plastmasi. Janë kontrolluar 112 mjete, në disa raste është bërë edhe kontroll fizik i personave dhe kontroll i imtësishëm i automjetit për sende të kundërligjshme. Nga Policia Rrugore e Elbasanit janë arrestuar në flagrancë tre drejtues motoçikletash për mungesë të lejes së drejtimit.