Kontrollet me dron në Krujë, kapen dy persona duke mbjellë kanabis

Policia në Krujë ka evidentuar një parcelë që do të mbillej me fidanë kanabisi në një zonë të pyllëzuar të njësisë administrative Cudhi. Bëhet e ditur se në vëzhgimet e bëra me dron janë zbuluar dy persona teksa tentonin të mbillnin në tokë fidanët. Një prej tyre u identifikua nga policia si L.M., 35 vjeç, banues në fshatin Cudhi dhe u shpall në kërkim. 224 fidanë të kultivuar në kubikë u asgjësuan.

SHKARKO APP