Kontrolli bazë, Beqaj: Të sjellim kulturën e shëndetit

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha se kontrolli bazë i shëndetit është një realitet që po shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Në fjalën e tij në Komferencën  Ndërkmbëtare të Shëndetit Publik, Beqaj tha se është zgjeruar lista e barnave të rimbursueshme. Ndërsa pas shtatorit tha Beqaj ISHP do të marrë një rol lider nga pikëpamja shëndetësore.

"Program i kontrollit bazë te shëndetit është një realitet që po shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Është një program i cili është realizuar, sepse mbi moshën 40 vjeç rezulton se ato cfarë ne kemi marrë përsipër të zbulojmë disa nga faktorët që e rrisin barrën e sëmundshmërisë. Na duhet sa më shpejtë të ndërhyjmë për të filluar për të shpëtuar jetën. Të sjellim një kulture të shëndetit dhe jo vetëm për sëmundjen.  Të njëjten cilësi ta ofrojmë në të gjithë Shqipërinë, madje edhe aty ku terreni është malor.

Por përvec aksesit na duhet edhe cilësi universal që do të thotë e njëjta cilësi në pajisje, barna dhe cilësi truri na duhet në të gjithë vendin. Kjo është edhe arsyeja që i mësyjmë edukimit. Edhe në cilësinë e trupës mjekësore konstatohen pabarazi.

Në këto 20 muaj kemi arritur të bëjmë hapa konkret dhe besoj se jemi në drejtimin e duhur. Program i kontrollit bazë shtrihet tek të gjithë. Kemi zgjeruar listën e barnave të rimbursueshme, duke garantuar një furnizim të vijueshëm duke mos lënë mënjanë edhe cilësinë. Po punojmë edhe për burimet njerëzore.

Nga shtatori dhe në vijim do na duhet në shërbimin parësor të jemi prezent në territor me një qasje të re dhe besoj se në këtë kuptim edhe ISHP duhet të marrë një rol lider nga pikëpamje shkencore", tha ai.

SHKARKO APP