Kontrolli i befasishëm kap mat 61 vjeçarin në fshatin Voskop të Korçës, oborri i shtëpisë “lulëzonte” me kanabis
Policia e Korçës, evidenton dhe goditet një tjetër rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, si rezultat i kontrolleve të pandërprera të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativave të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Voskop, përreth banesës së shtetasit A. Z., 61 vjeç, kanë konstatuar të mbjella bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.
Në vijim të veprimeve proceduriale specialistët për hetimin e krimeve, bënë arrestimin në flagrancë të 61-vjeçarit për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.