Kontrolli i financimit të fushatave, KQZ përcakton kriteret për ekspertët kontabël

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot kriteret e pranimit për ekspert kontabël duke njoftuar kështu nisjen e aplikimeve brënda datës 15 të këtij muaji për të gjithë të interesuarit për detyrën e ekspertit kontabël në një konferencë para mediave Këta ekspertë sipas KQZ-së do të këqyrin dhe monitorojnë procesin e financimit të fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

“Të ushtrojnë profesionin e tyre për jo më pak se 5 vite, të mos kenë marrë masa disiplinore, vërtetje, të mos kenë qenë i zgjedhur në strukturat e partive poltike në 5 vitet e fundit, apo dhe kandidat i zgjedhur në partitë politike, mos të ketë marrëdhënie krushqie me asnjë nga anëtarët, deri në brezin e katër. Do të hidhen shortet, ku do të bëhen zgjedhjet për auditorët që do bëjnë procesin e monitorimit për financimit e fushatës elektorale. Aplikimi do jetë i hapur deri në 15 korrik”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

SHKARKO APP