Kontrollorët e korruptuar i kushtojnë postin drejtoreshës së Kufirit

Shkeljet masive në Portin e Durrësit të evidentuara në radhët e kontrollorëve në kufi, çuan edhe në shkarkimin e Drejtoreshës Rajonale të Kufirit dhe Migracionit në qytetin bregdetar, Lindita Nushi. Shkarkimi i Lindita Nushit u bë me urdhër të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Më 3 mars, gjashtë punonjës të Policisë Kufitare në Portin e Durrësit me detyrë të kontrollorit, u arrestuan nga Shërbimet për Çështje të Brendshme, për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Policët kufitarë në sajë të vlerave monetare, bënin kalimin e paligjshëm të personave me probleme që e kishin të ndaluar udhëtimin në zonën “Shengen”.

Ata u arrestuan në kushtet e flagrancën, ku ju gjetën me vete edhe para në lekë dhe euro, që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundraligjshme dhe korruptive gjatë ushtrimit të detyrës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?