Konviktet gati për të pritur studentët
Konviktet po bëhen gati për të mirëpritur studentët, të cilët ndryshe nga vitet e tjera do duhet të jetojnë nën kushtet e pandemisë. Drejtoresha e Rezidencës Studentore Universitare nr.2 në Tiranë, tregon se shtretërit në dhoma janë të ndara në bazë së hapësirës.
”Ne kemi zbatuar një distancë që është teknike, e përcaktuar nga specialistët teknikë për sipërfaqe. Janë dy studentë në një dhomë, që duhet dhoma më e vogël e miniapartamentit dhe 3 studentë në dhomën më të madhe, kanë një tualet të përbashkët”, tha Zhanina Dapi
Si do të veprohet në rast se një student shfaq shenja të Covid-19? “Njoftohet mjeku, i cili është i predispozuar për të qenë në dispozicion të studentit, nëse mjeku sugjeron se studenti ka diçka ndryshe nga normale, njoftohet 127 dhe vjen dikush që të marrë tamponin. Në dhomën e vet, pasi aty ka qëndruar derisa ka zbuluar simptomën dhe aty do të qëndrojnë derisa të marrim orientimet e duhura”, shtoi ajo.