Koordinatori i LSI: Përmbytje nga jugu në veri, çarteri i Kryeministrit ngeli në ajër

Përmes një postimi në Facebook koordinatori i LSI për Tiranën, Aldi Fusha shkruan se në një kohë kur ka përmbytje jugu në veri, kryemministri shëtit me çarter.

Postimi i plotë:

Nuk besoj se ka ndonjë militant që beson se KM në detyrë ka marrë rolin e ndërmjetësit të OKB për të negociuar paqen historike Turqi-Greqi. Kryeministri shëtitës bën mirë të merret me hallet e bahçes së tij, sepse për këtë e merr rrogën nga taksat tona.

Përmbytje nga jugu në veri, koncesione portesh ndaj kompanive të regjistruara në parajsa fiskale dhe gjyqe arbitrazhi të humbura në seri , po e fundosin keq ekonominë shqiptare. O Zot bëje ëndërr, thotë Kryerilindasi ndërkohë që i shëtit çitjanet e tij në aksin Ankara-Athinë.

Vendi gjendet nën ujë, ndërkohë që lajmet për koncesionet e portit të Durrësit dhe Vlorës janë subjekt hetimi për SPAK-un.   Ne nuk po jetojmë keqqeverisje, ne po jetojmë mungesë qeverisjeje. Ne po sundohemi.

25 prilli po afron për t’ia kthyer pushtetin qytetarit. Çdokush nga ne ka të drejtë të jetojë i barabartë, me mundësi të barabarta dhe benefite të barabarta. Çarteri i KM ngeli në ajër, aty të rrijë!

Me 25 prill votojmë me këmbë në tokë për ta bërë Shqipërinë, shtëpinë tonë! 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?