Koordinatori i LSI-së në Korçë, Petrika Mele: Zero investime në arsim. Babëzia e Rilindjes e ka lënë fshatin në mëshirë të fatit

Koordinatori i LSI-së në Korçë, Petrika Mele, shoqëruar edhe nga sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, ka qenë në fshatin Barç të Korçës.

Ata kanë denoncuar shkatërrimin total të shkollës në atë fashat, i cili ndodhet vetem dy kilometra larg qendrës së Korçës.

Zero investime nga Rilindja në arsim. Mungon uji i pijshëm, mungojnë kanalizimet e ujërave të zeza, mungon ndriçimi publik, mungon infrastruktura rrugore. Por ajo ç’ka nuk mungon është korrupsioni i strukturuar në çdo qelizë të Rilindjes si në nivel qendror, po ashtu edhe lokal“, -shprehet Mele në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.

Postimi i plotë në Facebook:

Ndodhemi vetëm 2 km larg qendrës së Korçës, në fshatin Barç.
Godina mbrapa nesh, totalisht e shkatërruar dhe tepër e rrezikshme për jetën është shkolla “Mehmet Fejzolli”. 0 investime nga Rilindja në arsim.
Pikërisht kjo infrastrukturë që na kthen shumë mbrapa në kohë, në mesjetën e largët, është dëshmia e gjallë se ku është katandisur arsimi në Shqipëri. Mungon uji i pijshëm, mungojnë kanalizimet e ujërave të zeza, mungon ndriçimi publik, mungon infrastruktura rrugore. Por ajo ç’ka nuk mungon është korrupsioni i strukturuar në çdo qelizë të Rilindjes si në nivel qendror, po ashtu edhe lokal. Babëzia e Rilindjes është ajo që e ka lënë Barçin sot në mëshirë të fatit.

SHKARKO APP