Koordinatori i OSHEE del pozitiv me COVID-19, zbardhen detajet kush janë 4 të prekurit e tjerë në Shkodër
Sot Ministria e Shëndetësisë konfirmoi edhe 4 raste te reja me Covid-19 në Shkodër.
Mësohet se nga të prekurit në Shkodër një prej tyre është koordinatori i OSHEE për Vau Dejës, Pukën dhe Rrencin i cili ka rezultuar pozitiv bashkë me motrën e tij.
Ndërkohë, mësohet se gjatë ditës së sotme koordinatori i OSHEE ka zhvilluar një takim në zyrat e OSHEE.
Për momentin 6 punonjësve të këtij institucioni më të cilët ka patur më shpesh kontakt i është bërë testi dhe priten përgjigjet ndërsa ditët në vijim do të ketë edhe të tjerë punonjës të OSHEE që do t’u bëhet testi dhe të gjithë ata që kanë patur kontakt po qëndrojnë tashmë të vetëkarantinuar.