Koordinatorja e studentëve, Sejdolli: Rama mashtroi studentët me paktin mbi Universitetit. Largoi të rinjtë nga Korça

Koordinatorja e studentëve, Ismeralda Seidolli nga dega e LSI-së Korçë, pak ditë para se të nis viti i ri akademik, akuzon kryeministrin Edi Rama si mashtrues për paktin mbi Universitetet. Sipas saj, të rinjtë janë të pashpresë për shkak të politikave korruptive dhe klienteliste të Rilindjes. ”Ky fenomen e ka përballur Korçën me largimin masiv të të rinjve. Për të ndaluar këtë hemoragji të frikshme, sot jemi më të vendosur se kurrë, të mbështesim çdo të ri korçar”,-thotë më tej ajo.

Deklarata e plotë

Jam këtu para jush për të konfirmuar mashtrimin e Edi Ramës dhe Ministrisë së Arsimit, mbi paktin për universitetin. Mos realizimi i asnjërës prej pikave të paktit, tregon qarte qe kjo qeveri nuk ka ne fokus rinine por oligarkine dhe hajduterine.

Sot të rinjtë janë të pashpresë per shkak te politikave korruptive dhe klienteliste te rilindjes. Ky fenomen e ka perballur Korcen me largimin masiv te te rinjve. Për të ndaluar ketë hemoragji të frikshme, sot jemi më të vendosur se kurrë, te mbeshtesim çdo te ri korcar.

Nepermjet kesaj deklarate përfitoj nga rasti të ftoj çdo të ri të bëhet pjese e lsi, si e vetmja parti politike qe i mbeshtet ata.
Së bashku në 25 Prill do përmbysim monarkine e absurdit, per ngritur pishtarin e një epoke të re

SHKARKO APP