Koordinatorja e studentëve të LSI në Korçë, Ismeralda Seidolli: Qeveria ka lënë në mëshirë të fatit zonat rurale. Të rinjtë po largohen
Koordinatorja e studentëve të LSI në Korçë, Ismeralda Seidolli, përmes një postimi në Facebook, ka akuzuar kryeminstrin Edi Rama dhe qeverinë e tij se ka lënë në mëshirë të fatit zonat rurale.
Ndër të tjera, Seidolli shkruan se të rinjtë po lagorhen nga vendi sepse qeveria nuk u krijon mundësi punësimi dhe jetese në vendin e tyre.
Postimi i plotë i koordinatores së studentëve të LSI në Korçë, Ismeralda Seidolli:
Të qeshësh dhe të qash në të njëjtën kohë me transformimin që kryeministri pretendon ti ketë bërë bujqësisë.
Në fakt qartas, mbi këtë temë Zoti Kryeministër, mund të shprehen të rinjtë që jetojnë në zonat rurale, të cilët vuajnë pasojat ekonomike të mungesës së investimeve në bujqësi. Sikur të mos mjaftonte fakti që bujqësia si e vetmja formë nga ku familjet fermere sigurojnë mbijetesën e tyre dhe të fëmijëve të tyre ka mbetur në mëshirë të fatit, Ju në vend t’ju qani hallin dhe ti ndihmoni financiarisht pas goditjes që ju dha kjo periudhe pandemie, dilni dhe mashtroni haptas opinionin publik.
Kujtoni i nderuar që shpopullimi më i madh i këtij kombi po bëhet në zonat rurale. Të rinjtë po largohen me mundësinë e parë dhe kjo jo nga vëmendja që po ju jep qeveria por nga lënia në mëshirë të fatit që po ju bëhet fshatrave.
Do e shikoni sa shumë keni investuar për bujqësinë, kur të përballeni me ndëshkimin e fermerëve.