”Kopjohet” nisma e Veliajt, FA-të mbjellin pemë në Berat (FOTO)

Nisma e Bashkisë së Tiranës për të mbjellur 100 mijë pemë në kryeqytet, është ”kopjuar” nga Ministria e Mbrojtjes.

Gjatë zhvendosjes të kabinetit qeveritar në Berat, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka së bashku me FA-të, me kontributin e këtyre të fundit, kanë mbjellë pemë në shkollën e mesme ”Shyqyri Lakra”.

Vetë ministrja e ka bërë me dije këtë nismë që nisi në Berat, ku në fotot e postuara në rrjetin e saj social facebook, ka shkruar se: ”Ministria e Mbrojtjes dhe FA do të vijojnë të kontribuojnë në gjithë vendin, për të mbrojtur tokën me të njëjtin përkushtim siç FA mbrojnë kufijtë dhe jetën e qytetarëve shqiptarë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

R.Sh

Swiss Digital Mobile Reklama

Statusi

Kushdo që ka vizituar bazat apo repartet tona ushtarake, me siguri ka vënë re dy elementë shumë domethënës, rregulli dhe gjelbërimi. Me djemtë e batalionit të Poshnjës, sot mbollëm dhjetra pemë në shkollën e mesme “Shyqyri Lakra”. Veç Beratit, Ministria e Mbrojtjes dhe FA do të vijojnë të kontribuojnë në gjithë vendin, për të mbrojtur tokën me të njëjtin përkushtim siç FA mbrojnë kufijtë dhe jetën e qytetarëve shqiptarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?