Kopshti i ri Zoologjik/ Veliaj: Shifrat e mijëra vizitorëve, certifikata e suksesit. Nuk do lejojmë të na dekurajojnë nga misioni ynë

10 ditë nga hapja e tij, Kopshti i ri Zoologjik i Tiranës ka një numër rekord vizitorësh. Për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ky fluks i madh i frekuentuesve të një prej investimeve më të mëdha të këtij viti në kryeqytet është dhe treguesi kryesor i suksesit.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, Veliaj tha se “Sapo kemi përuruar Kopshtin Zoologjik dhe kemi pasur shifra rekord të vizitorëve, që tregojnë qartazi se ishte diçka që i mungonte Tiranës. Edhe unë besoj që i kemi dhënë zonës jo vetëm një hapësirë shtesë parkingu dhe shtimin e vlerës së pronës, por edhe një tjetër hapësirë çlodhëse dhe sigurisht të jashtëzakonshme për të rinjtë dhe fëmijët e kryeqytetit”.

Më tej, kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se pas këtij investimi një vëmendje e madhe do t’i kushtohet mirëmbajtjes së Kopshtit të ri Zoologjik. Në vijim të mirëmenaxhimit të hapësirave ndihmëse brenda Kopshtit të ri Zoologjik do të mundohet hapja e disa klasave për qëllime didaktike.

“Për të gjithë ata që na kritikojnë dhe që përfaqësojnë atë forcë politike kur luani rrëshqiste në pllaka manjelike dhe hante patate, sigurisht do t’u duhet të reflektojnë që është dita me natën dhe si filozofi e trajtimit të asaj hapësirë. Siç e kemi parë hapësirat janë më të mëdha për kafshët. Dhe ishin ata kur menaxhonin ish-Komunën e Farkës që i kishin ardhur kafshëve duke zënë hapësira me lokalet. Sot situata është dita me natën. Më kanë mbushur me indinjatë pamjet që kemi parë ku njeriu i gjuante kafshës me gurë. Në një moment mendova tigri do thotë: Hajde ndërrojmë vendet, futu ti brenda të dal unë. Sigurisht kjo nuk shkon pa gjithë histeritë mediatike: A i ka mbushur gjithë dhëmbët tigri?; A i ka proteza? Apo i ka të vëna? Këto janë çudira shqiptare”, deklaroi Veliaj.

SHKARKO APP