Korça e Berati në shifra – ALUIZNI: Ja sa objekte janë legalizuar në 5 vite

Qarku i Korçës kryeson listën si qarku me numrin më të vogël të ndërtimeve informale në raport me popullsinë e tij. Në përmbledhjen e Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t në kuadër të bilancit 5-vjeccar, rezulton se në këtë qark janë kryer gjithsej 4876 leje legalizimi që nga nisja e procesit, nga ku 4034 janë dhënë vetëm gjatë viteve 2013-2018 në Korçë..

Ndërkohë, periudha janar-gusht shënon edhe shifrën rekord më të lartë të këtij procesi, pasi gjatë kësaj kohe janë kryer 1126 leje legalizimi.

ALUIZNI gjithashtu ka bërë publik bilancin 5-vjeçar edhe për qarkun e Beratit, ku rezulton se gjatë kësaj periudhe janë legalizuar 2644 objekte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga statistikat e publikuara, në vitin 2017 u legalizuan 807 objekte në këtë qark, i cili përkon njëkohësisht edhe si viti me numrin më të lartë të legalizimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa, gjatë tetëmujorit të këtij viti në Berat janë kryer 660 legalizime objektesh informale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?