Korça e mbuluar nga bora, disa zona të bllokuara, probleme me energjinë elektrike
KORÇË
Gjatë gjithë natës në qarkun e Korçës reshjet kanë vijuar në mënyrë intensive, të shoqëruara me erë, ndërsa temperaturat gjatë mbrëmjes kanë shkuar deri në minus 10. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë janë bllokuar disa fshatra në qarkun e Korçës.
Më konkretisht:
Velçan trashësia e borës deri në 70 cm
Dardhas trashësia e borës nga 90 cm -1 m
Trebinjë trashësia e dëborës nga 40 -70 cm
Proptisht trashësia e dëborës nga 60-70 cm
Të bllokuar janë gjithashtu dhe disa fshatra në njësinë administrative Gorë e Moglicë si dhe fushën e Maliqit ku trashësia varion nga 30-70 cm.
Trashësia më e madhe e borës është në Mashkullorë, mbi 2 m borë, ndërsa në fshatin Panarit situata është vështirësuar edhe më tepër për 200 banorët të cilët vijojnë të jenë të izoluar prej fillimit të janarit.
Sa i takon furnizimit me energji elektrike ka probleme në njësitë administrative Proptisht, Homezh, Slabinjë, Homcani, por dhe ne bashkinë e Devollit në fshatrat Tren e Bitinckë.