Korça në “shtetrrethim”, policia kontrolle të rrepta në pikat kyçe. Në terren dhe forcat “Shqiponja”

Policia e Shtetit po zhvillon kontrolle të rrepta në pikat kyçe të qytetit. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se agjentët e drejtorisë dhe të komisariatit të Korçës kanë vijuar kontrollet për armëmbajtje pa leje, pre persona të shpallur në kërkim dhe për lëndë narkotike.

Në kuadër të masave parandaluese edhe për transport të emigrantëve të paligjshëm, kontrollet priten të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Kontrollet e përqendruara në hyrje të qytetit, në unazë si edhe në qendër, ndërsa në terren janë policia kriminale, të Rendit, forcat “Shqiponja”. Sipas burimeve, kontrollet e policisë kanë për qëllim rritjen e parametrave të rendit dhe sigurisë. Po kështu policia po zhvillon kontrolle mjetesh e personash të dyshuar.

Korça në ‘shtetrrethim’, policia kontrolle të rrepta në pikat kyçe. Në terren dhe forcat "Shqiponja"

SHKARKO APP