Korça nuk gjen qetësi nga tërmetet, vijojnë lëkundjet

Dy tërmete me magnitutë 3.1 dhe 3.2 kanë goditur mëngjesin e sotëm qytetin e Korçës. Epiqendrat e tërmetit kanë qenë 7 kilometra larg fshatit Nikolicë, i cili ndodhet 15 kilometra larg qytetit. Lëkundjet kanë qenë të shpeshta dhe kjo gjë ka shkaktuar jo pak panik tek qytetarët të cilët janë shprehur se në orën 3:33 të mëngjesit lëkundjet kanë qenë të lehta por paniku qëndron pasi ekziston mundësia që lëkundjet të jenë më të mëdha. Lëkundjet u ndjenë të lehta në të gjithë Shqipërinë. Në kryeqytet banorët i kanë ndjerë lëkundjet dhe janë shqetësuar jo pak. Kujtojmë që ky tërmet ishte i dyti pas 24 orëve në Korçë, tërmeti i djeshëm u shoqërua me dëme materiale në disa shtëpi në fshatin Gjyras së Devollit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?