Korça regjistron temperatura -15 gradë

Rajoni i Korçës vazhdon të jetë i mbërthyer nga temperatura të ulëta. Gjatë natës së kaluar, temperaturat kanë arritur në -15 gradë. Situata vazhdon të jetë e njëjtë edhe mëngjesin e sotëm. Aksi rrugor për në fshatin Dardhë është pjesërisht i kalueshëm me zinxhirë për shkak të prezencës së akullit. Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në fshatin Lekas, Dardhas dhe Velçan. Aksi për në Leskovik kalohet vetëm me zinxhirë. Të gjitha akset e tjera janë të kalueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?