Korçarët firmosin peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar
Pasditen e kësaj të hëne është firmosur nga qytetarët korçarë peticioni për rindërtimin e Teatrit Kombëtar. Pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë masive duke treguar interes ndaj thirrjes së artistëve dhe firmosjes së këtij peticioni.
Artdashësit korçarë nuk kanë ngurruar të afrohen pranë tavolinës për të firmosur dhe për t’iu bashkuar të gjithë atyre që duan një teatër ashtu siç ka qenë.
Qytetarë dhe përfaqësues politikë u bënë bashkë në sheshin e kullës panoramike të qytetit, përpara hyrjes së teatrit “Andon Zako Cajupi”.
Ashtu siç ka deklaruar dhe Budina kërkesat mbeten të njëjta, ringritjen e godinës siç ishte dhe hetim për mënyrën se si u ndërhy për shembjen e saj.
Protesta e teatrit u organizua në dy qytete të juglindjes, në Pogradec dhe Korçë.