Korçarja kthehet vetë në banesë: Ika me dëshirën time
Është kthyer vetë në banesë 16-vjeçarja nga një fshat i Korçës, e cila u largua nga banesa pa lënë gjurmë.
K.R., me banim në fshatin Vloçisht të Maliqit u kthye vetë në shtëpinë e saj, dy ditë pasi ishte larguar dhe kishte vënë në alarm, nënën e saj.
Policia e Korçës tha se K.R, 16 vjeçe, banuese në fshatin Vloçisht-Maliq, u kthye në banesë dhe ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj.
Nëna e saj, V.R, 39 vjeçe, bëri kallëzim më 11 shtator 2018 se i ishte larguar nga banesa vajza K.R, 16 vjeçe dhe Policia e Korçës nga ana e saj njoftoi “po punohej për gjetjen e vajzës”.
KOHA JONË SONDAZH

