Korçë, 35 vjeçari përfundon i plagosur me armë në spital: U plagosa pa dashje!
Aktualitet E Premte, 17 Shtator 2021 17:27
Një 35 vjeçar nga Korça ka përfunduar në spital i plagosur me armë zjarri. 35 vjeçari me iniciale I.S, banues në lagjen numër 5 të qytetit juglindor, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht, ai ka deklaruar se është plagosur vetë pa dashje në banesën e tij. Policia ka shoqëruar në komisariat familjarët e 35 vjeçarit për të zbardhur motivet e ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

