Korçë, babai përplas aksidentalisht djalin e mitur
Aktualitet E Martë, 30 Gusht 2022 21:31
Mbrëmjen e kësaj të marte, një aksident i rëndë është regjistruar në qytetin e Korçës, ku shtetasi R.K përplasi aksidentalisht djalin e tij të mitur. 6-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit dhe ndodhet në kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po kryen veprimet dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.