Korçë/FA-të vendosin çadra për banorët (FOTO)

Në zonat e prekura nga tërmeti në rajonin e Korçës mbërrijne çadrat, shtretër dhe batanije për familjet, banesat e të cilave janë dëmtuar. Efektivë të FA-së në Detashmentit të Mbrojtjes Rajonale, janë në ndihmë të banorëve për nevojat e tyre. Prefekti Dhori Spirollari mblodhi në herët shtabin e emergjencës pas situatës së krijuar nga tërmetet e njëpasnjëshme. Sipas prefektit banorët nuk do lejohen të hyjnë në banesa e tyre, pasi një pjesë e tyre janë kthyer në të pabanueshme. “Bashkia e Korçës të marrë masa për ujin e pijshëm. Nëse do na duhen vullnetarë, rinia korcare të na vijë në ndihmë”, deklaroi prefekti. Banorët do të sistemohen nëpër çadra, ndërkohë që do shpërndahen ushqime në fshatrat Floq, Qafzezë dhe Vidohovë. Kompanitë private, gjithashtu janë ofruar paketa ushqimore.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?