Korçë, fqinjët kishin 3 muaj që nuk e shihnin, gjendet i vdekur në banesë 70-vjeçari
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Korçës.
Një shtetas rreth 70 vjeç, i quajtur Vangjush Prodani është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Nga informacionet paraprake ai prej 3 muajsh nuk ka patur kontakte me familjarët pasi jetonte i vetëm në banesë.
Ndërkohë që nuk është parë as nga banorët e lagjes për këtë periudhë kohore, çka sjell dyshime se 70-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë 3 muaj më parë.
Viktima jetonte i vetëm në banesë, pasi ka qenë i divorcuar nga bashkëshortja dhe fëmijët jetojnë jashtë shtetit.
Sipas banorëve të zonës thuhet se ishte përdorues i pijeve alkoolike.
Megjithatë pritet të kryhet ekspertiza për të bërë të qarta rrethanat e ngjarjes së rëndë dhe për të përcaktuar kohën që viktima ka qenë në banesë kur ka ndërruar jetë.